Një person i vdekur, Policia bllokon hyrjen te MPB-ja

Aktuale

Një person i vdekur, Policia bllokon hyrjen te MPB-ja

Nga: H.O. Më: 21 shtator 2024 Në ora: 20:41 Përditësuar në ora: 21:57 më 21.09.2024
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ҫfarë po ndodh tek MPB-ja, policia bllokon hyrjen

‘Bota sot’ ka siguruar pamjet që Policia e Kosovës ka bllokuar hyrjen e Ministrisë së Brendshme të Kosovës, që ndodhet te Qafa në Prishtinë.

Nga pamjet shihet se si policia ka vendosur shiritët e ndalimit.

Mirëpo, ende nuk është bërë e qartë se ҫfarë po ndodhë atje.

Gazeta ka kontaktuar policinë, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Vdes rojtari i Agjencisë për Regjistrim Civil

Ndonëse nga policia ende nuk ka ndonjë përgjigje se ҫfarë ka ndodhur tek zyret e MBP-së, Bota sot merr vesh se atu ka vdekur një person.

Bëhet fjalë për rojtarin në Agjencinë për Regjistrim Civil, për të cilin thuhet se pësoi infarkt.

Lidhur me këtë ҫështje, kanë raportuar edhe mediat tjera.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat