Spekulimet për bindjen fetare të Rugovës, Buxhovi: Feja e tij ishte shqiptaria

Aktuale

Spekulimet për bindjen fetare të Rugovës, Buxhovi: Feja e tij ishte shqiptaria

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 21:12
Ibrahim Rugova.

I ftuari i radhës në emisioin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” ka qenë shkrimtari dhe historian i njohur, Jusuf Buxhovi, i cili përshkruajti rrugën e shtetndërtimit të Kosovës ndër vite.

Mes temave të trajtuara, u fol padiskutim edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi i njëjti ishte njëri ndër themeluesit e kësaj partie. Në këtë bashkëbisedim gjithashtu u komentua edhe raporti i tij me kryetarin e kësaj partie, ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Që të dyja këto figura, rrugëtimin e nisën si shkrimtarë, teksa rrethanat e Kosovës gjatë dekadës para çlirimit, ‘i detyruan’ të merreshin edhe me politikë. Kjo linjë e jetës, Rugovën e Buxhovin i bëri edhe miq.

Nga ky këndvështrim i mikut, Buxhovi teksa vazhdoi të fliste për disa nga karakteristikat e ish-presidentit, tha se Rugova sot nuk i mungon Kosovës pasi prania fizike e disa njerëzve, sipas tij, është edhe më e fuqishme pa ta.

Për shallin e shumëkomentuar te ish-Presidentit, Buxhovi beson se nuk kishte ndonjë simbolikë.

Shallin e kanë mbajtë rugovasit. Më shumë është përfolë sesa ka pasur ndonjë simbolikë”, tha ai.

Po ashtu, Buxhovi foli edhe për bindjen fetare të Rugovës, e cila ndër vite u përfolur mjaft shumë në publik.

“Unë mendoj se këtu bisedohet e spekulohet. Feja e Rugovës ka qenë shqiptaria dhe intelektualizmi. Shqiptaria në kuptimin e formulës së njohur të rilindjes kombetare se ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’. Do të thotë se eliminohen të gjitha mundësit që faktori fe të jetë faktor dominant”, shtoi Buxhovi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat