Presidentja Osmani mahnitet nga nxënësit shqiptarë në New York: Mbajnë gjallë gjuhën dhe trashëgiminë tonë kulturore

Aktuale

Presidentja Osmani mahnitet nga nxënësit shqiptarë në New York: Mbajnë gjallë gjuhën dhe trashëgiminë tonë kulturore

Nga: H.O. Më: 21 shtator 2024 Në ora: 22:47
Pamje nga vizita

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo së fundi, vizitoi nxënësit shqiptarë në New York.

Presidentja Osmani shkruan në Facebook se nxënësit shqiptarë në New York ishin me entuziazëm dhe përkushtim që të vazhdojnë të mbajnë gjallë gjuhën shqipe dhe trashëgiminë kulturore.

Image
Pamje nga vizita

Ajo ua ndau nga një abetare nxënësve atje.

Postimi i plotë:

Një mikpritje e përzemërt sot nga nxënës e mësimdhënës të disa shkollave shqipe në New York, të cilat me entuziazëm e përkushtim vazhdojnë ta mbajnë gjallë gjuhën shqipe dhe trashëgiminë tonë kulturore.

Falënderoj Mark Gjonajn për këtë organizim ku kisha nderin e veçantë që nxënësve të shumtë shqiptarë t’u dhuroj abetaret tona, për të vazhduar me zell mësimin e gjuhës shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat