Spekulimet për bindjen fetare të Rugovës, Buxhovi: Feja e tij ishte shqiptaria

Aktuale

Spekulimet për bindjen fetare të Rugovës, Buxhovi: Feja e tij ishte shqiptaria

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 06:36
Buxhovi, Rugova

Shkrimtari dhe historiani i njohur, Jusuf Buxhovi, përshkruajti rrugën e shtetndërtimit të Kosovës ndër vite.

Mes temave të trajtuara, u fol padiskutim edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi i njëjti ishte njëri ndër themeluesit e kësaj partie. Në këtë bashkëbisedim gjithashtu u komentua edhe raporti i tij me kryetarin e kësaj partie, ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Që të dyja këto figura, rrugëtimin e nisën si shkrimtarë, teksa rrethanat e Kosovës gjatë dekadës para çlirimit, ‘i detyruan’ të merreshin edhe me politikë. Kjo linjë e jetës, Rugovën e Buxhovin i bëri edhe miq.

Nga ky këndvështrim i mikut, Buxhovi teksa vazhdoi të fliste për disa nga karakteristikat e ish-presidentit, tha se Rugova sot nuk i mungon Kosovës pasi prania fizike e disa njerëzve, sipas tij, është edhe më e fuqishme pa ta.

Për shallin e shumëkomentuar te ish-Presidentit, Buxhovi beson se nuk kishte ndonjë simbolikë.

“Shallin e kanë mbajtë rugovasit. Më shumë është përfolë sesa ka pasur ndonjë simbolikë”, tha ai.

Po ashtu, Buxhovi foli edhe për bindjen fetare të Rugovës, e cila ndër vite u përfolur mjaft shumë në publik.

“Unë mendoj se këtu bisedohet e spekulohet. Feja e Rugovës ka qenë shqiptaria dhe intelektualizmi. Shqiptaria në kuptimin e formulës së njohur të rilindjes kombetare se ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’. Do të thotë se eliminohen të gjitha mundësit që faktori fe të jetë faktor dominant”, shtoi Buxhovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat