Historiani Buxhovi tregon se a e quajti Rugova UÇK-në dorë të zgjatur të Serbisë

Aktuale

Historiani Buxhovi tregon se a e quajti Rugova UÇK-në dorë të zgjatur të Serbisë

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 06:38
Jusuf Buxhovi

Ndër vite, ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova u akuzua se gjatë dekadës para çlirimit të vendit e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dorë të zgjatur të Serbisë, dhe gjithashtu kërkoi ndalimin e bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Edhe sot, këto spekulime diskutohen ende. 

“Unë mendoj se Rugova ka qenë i vetëdijshëm se do të vij deri te konflikti i armatosur, do të vij deri të lufta, por që ajo rrugë gjithsesi duhet të jetë e fundit dhe me sa më pak viktima të mundshme. Dhe, gjithsesi ai konfrontim me Serbinë të vij në rrethana kur amerikanët do të jenë në anën tonë, do të thotë pasi Millosheviqi të jetë demolizuar plotësisht, edhe teroia e tij hegjemoniste serbomadhe”, tha Buxhovi.

Ai shtoi se Rugova që nga filimi ka dashur të jetë njeri i paqës, argument ky, që sipas Buxhovit, ka qenë më i madhi me të cilin mund të fitohej përkrahja ndërkombëtare.

Duke shtuar se “Rugova e ka ditur që po ashtu duhet të jetë një krah militant brenda lëvizjes”, Buxhovi teksa e mohoi kategorikisht se Rugova ka qenë anti-UÇK, u përgjigj edhe rreth spekulimeve të lartëcekura, deklaratë kjo të cilën mund ta dëgjoni në vijim:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat