Pas premtimit për sigurimin e pampersave për fëmijë, Abdixhiku premton edhe rritjen e ...

Aktuale

Pas premtimit për sigurimin e pampersave për fëmijë, Abdixhiku premton edhe rritjen e ...

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 08:00
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij që koeficientin e pagave do ta rris në 150 nga 110 sa është aktualisht.

Ai ka thënë se secili shërbyes civil duhet ta dijë që ata vendosin për standardin e jetesës së tyre.

“Dua t’i flas secilit shërbyes publik që më dëgjon sonte, në javën e parë të qeverisë sime, unë si kryeministër do të bëj koeficinetin 150 euro. Prej 110 në 150 është 36.8 % rritje të pagave uniforme për gjithë. A e din çka thonë njerëzit se jam duke i takuar.

Njerëzit që shkojnë te super-marketi aty tek arka, duhet t’i heqin produktet prej shportës sepse nuk kanë mundësi m’i pagu. Ata nuk e harrojnë që kjo është vetëm fushatë elektorale edhe në qoftë se ndodh, por le të ndodh”, ka thënë Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat