“Sa ti pi dy birra, hyp mbi tavolinë”, zyrtari i VV-së i reagon ashpër Halil Matoshit

Aktuale

“Sa ti pi dy birra, hyp mbi tavolinë”, zyrtari i VV-së i reagon ashpër Halil Matoshit

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 08:02
Halil Matoshi

Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje, ka shpërndarë një deklaratë të komentatorit politik Halil Matoshi.

Aty Matoshi thoshte: Amerikë na fal, kemi sjell budall në pushtet.

Zogianit nuk i pëlqeu kjo deklaratë, duke dal me reagim të ashpër ndaj Matoshit. Sipas tij, analisti sa po t’i pin dy birra rrahet me dikë.

“Thotë njeriu që sa t’i pijë dy birra hyp mbi tavoline me vallzu, ose kapet me dikënd m’u rraf”, shkroi Zogiani.

Publicisti Halil Matoshi para një jave, duke cituar disa diplomatë dhe profesorë amerikanë që njohin çështjen e Kosovës, i ka kërkuar falje Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tij, “kemi sjell budallë në pushtet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat