Gazeta prestigjioze amerikane New York Times, ka publikuar dje një artikull, në të cilin shkruhej se kryeministri shqiptar Edi Rama, ka plan për krijimin e një “Vatikani Bektashi” në Shqipëri.
Lidhur me këtë lajm, kanë reaguar edhe në Kosovë. Anëtari i Kryesisë së partisë “Guxo” Luan Gacaferi, ka thënë se ky do të ishte hapi i parë i shpërbërjes së Shqipërisë si shtet, përcjell Bota sot.
Ai ka akuzuar Ramën se po e realizon planin e presidentit serb Aleksandar Vuçiqit.
Postimi i tij i plotë:
New York Times: "Edi Rama, plan për një shtet sovran Bektashi brenda Tiranës, me pasaportat e veta"
Ky është hapi parë i shpërbërjes së Shqipnisë si shtet, sepse pastaj në jug të Shqipnisë, dikund ka Vlora do shpallet një shtet sunit musliman, pastaj në veri, dikund te Shkodra do shpallet një shtet sovran katolik dhe me kaq përfundon Shqipnia si shtet!
Pra plani i Vuçiqit, po realizohet me Edi Ramën shumë ma shpejt se edhe vetë serbët ose grekët kanë shpresuar për zhbërjen e Shqipnisë si shtet!
Meqenëse shqiptaret e Shqipnisë janë të orientuar e të fokusuar me krejt qenien e tyre të leku, Rama i ka duart e lira të bëjë çdo ëndërr serbo - greke për zhbërjen e Shqipnisë realitet!