Ferat Shala: Rritja e pagës minimale është truk jo efektiv për përmirësimin e gjendjes

Aktuale

Ferat Shala: Rritja e pagës minimale është truk jo efektiv për përmirësimin e gjendjes

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 09:27
Ferat Shala

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala, ka thënë se edhe nëse hyn në fuqi ky vendim siç është paraparë, kjo rritje nuk do të ketë ndikim të rëndësishëm për përmirësimin e gjendjes reale të pagës minimale.

Ai argumenton se inflacioni i lartë dhe çmimet e konsumit familjar nuk janë marrë parasysh në këtë vendim, dhe se nuk ka pasur konsultime të mjaftueshme me Këshillin Ekonomiko-Social.

“Parimisht edhe nëse hyn në fuqi më 1 tetor, vendimi për rritjen e pagës minimale efektet e këtij veprimi të qeverisë janë minimale duke i shtuar kësaj faktin se inflacionin gjatë këtyre viteve të fundit Kosova e ka pasur shumë të lartë dhe i shtojmë faktin se kjo pagë nuk i plotëson kriteret as minimale për jetesë”, tha Shala

Sipas tij, ky vendim është më shumë një truk sesa një zgjidhje efektive për problemet ekonomike që përballen ata që mbështeten në pagën minimale.

“Do të thotë ne këtë e konsiderojmë një truk, po jo efektiv për përmirësimin e gjendjes reale të pagës minimale por edhe atyre që janë të varur nga paga minimale”, përfundoi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat