Lekaj: AAK kundër vendimit të pagës 350 euro, veprim “shkel e shko” i Qeverisë

Aktuale

Lekaj: AAK kundër vendimit të pagës 350 euro, veprim “shkel e shko” i Qeverisë

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 09:33
Pal Lekaj

Deputeti Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka kritikuar vendimin për pagën minimale duke e quajtur një veprim populist të Qeverisë “Kurti”, siç thotë ai, për të mashtruar qytetarët përpara zgjedhjeve.

Ai ka theksuar se shumë ide dhe vendime që nuk ishin marrë gjatë katër viteve të qeverisjes tani po realizohen nën presionin e afërt të zgjedhjeve.

“Qeveria Kurti tashmë ka hyrë në procesin e fushatës ku ka filluar të marrë vendime populiste për të mashtruar qytetarët e Kosovës para zgjedhjeve. Shumë ide, veprime e vendime që nuk u morën që 4 vite në qeverisje, janë duke u bërë tani në formën “shkelë e shko”",tha Lekaj.

Lekaj ka vënë në dukje se AAK është kundër shumës së vendosur prej 350 euro, duke argumentuar se kjo shumë nuk pasqyron nevojat e vërteta të punëtorëve në sektorin privat.

Ai ka propozuar që paga minimale të rritej në 450 euro dhe ka shprehur shpresën se zgjedhjet e ardhshme do të mundësojnë ndryshime në qeverisje, duke kritikuar qeverinë aktuale për regres në të gjithë sektorët

“Ne si AAK jemi kundër kësaj shume sepse nuk paraqet gjendjen reale dhe kërkesat e drejta të punëtoreve në sektorin privat. Ne edhe para 1 viti kemi kërkuar që paga minimale duhet të jetë 450 euro, por që Qeveria Kurti nuk e bëri sepse nuk ishte ide e tyre dhe që u frikësua që merita do të na mbeste neve si Opozitë. Zgjedhjet që po vijnë, shpresojmë ti japin popullit mundësinë ti largojnë nga pushteti, sepse në Kosovë ka nevoja të ndryshohet mënyra dhe forma e qeverisjes”, përfundoi Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat