Krasniqi kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies

Aktuale

Krasniqi kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 13:05
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar në 26-vjetorin e rënies, heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Përmes një postimi në facebook, Krasniqi thotë se ‘nga organizimi dhe rezistenca politike, burgjeve jugosllave, e deri në betimin për luftë e liri deri në vdekje, Fehmiu dhe Xheva ishin gjithmonë bashkë. Të dy kishin lidhur fatin e tyre personal me fatin e Kosovës’.

“Për ta, më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta. Për të parën do të vdisnin me një buzëqeshje në fytyrë – sepse e dinin se kjo ishte rruga e vetme drejt nderit dhe përjetësisë”, shkruan kreu i PDK-së.

“Përgjithmonë mirënjohës ndaj tyre dhe mijëra burrave e grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me sakrificë e vetëmohim, u bënë themel i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat