Ganimete Musliu thotë se votimi i Gjykatës Speciale në vitin 2015 ka qenë dita më e rëndë e saj si deputete në Kuvendin e Kosovës.
Deputetja e PDK-së tha në #Gjesi se “trishtohet” kur e kujton edhe sot atë moment, ndonëse vetë votoi kundër themelimit të kësaj gjykate.
“Dita më e rëndë në Kuvend dhe që unë ende sot sa herë më kujtohet trishtohem ka qenë dita kur ne e kemi votu Gjykatën Speciale, edhe pse unë personalisht i kam thënë jo asaj gjykate, unë kam votu kundër themelimit të Gjykatës Speciale, mirëpo ditën që e ka marrë miratimin në Kuvend, për mua mbetet, vazhdon të mbetet dita më e keqe gjatë gjithë karrierës sime”, tha Musliu.
Ndër ditët më të mira në Kuvend, ajo e cilësoi votimin për ushtrinë e Kosovës dhe zgjedhjen e Hashim Thaçit president.