“E palogjikshme”, Abdixhiku kritikohet ashpër për këtë premtim – kërkohet edhe mendim nga profesionistët!

Aktuale

“E palogjikshme”, Abdixhiku kritikohet ashpër për këtë premtim – kërkohet edhe mendim nga profesionistët!

Nga: A.M. Më: 22 shtator 2024 Në ora: 15:56
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka premtuar se nëse ai zgjedhet kryeministër, fëmijët e porsalindur do t’i kenë falas pelenat dhe qumështin për 1 vit.

E këtë premtim të Abdixhikut e ka komentuar analisti politik, Gazmir Raci.

Ai në një postim në Facebook përmendi rekomandimin që fëmijët duhet të ushqehen me gji të paktën për 1 vit.

Kësisoj ai kërkoi edhe vlerësim nga profesionistët, derisa tha se ky është premtim i palogjikshëm, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Lumiri premton qumësht për fëmijët e porsalindur deri në moshën 1 vjeçare! Rekomandohet fuqishëm që fëmijët duhet të ushqehen me gji të paktën për 1 vit. A mund të kemi mendim nga profesionistët? Si mund të premtojë dikush diçka kaq të palogjikshme?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat