Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka premtuar se nëse ai zgjedhet kryeministër, fëmijët e porsalindur do t’i kenë falas pelenat dhe qumështin për 1 vit.
E këtë premtim të Abdixhikut e ka komentuar analisti politik, Gazmir Raci.
Ai në një postim në Facebook përmendi rekomandimin që fëmijët duhet të ushqehen me gji të paktën për 1 vit.
Kësisoj ai kërkoi edhe vlerësim nga profesionistët, derisa tha se ky është premtim i palogjikshëm, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Lumiri premton qumësht për fëmijët e porsalindur deri në moshën 1 vjeçare! Rekomandohet fuqishëm që fëmijët duhet të ushqehen me gji të paktën për 1 vit. A mund të kemi mendim nga profesionistët? Si mund të premtojë dikush diçka kaq të palogjikshme?