Gërvalla në Kanada me gratë ministre të punëve të jashtme: Duke hapur ura të reja bashkëpunimi

Aktuale

Gërvalla në Kanada me gratë ministre të punëve të jashtme: Duke hapur ura të reja bashkëpunimi

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 17:55
Foto nga vendngjarja

Ministra e Punëve të Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha se po hap rrugë të reja bashkëpunimi në Kanada.

Atje, Gërvalla mori pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme.

Ajo njoftoi gjithashtu për takimet që pati me homologet e saj nga Eswatini dhe Republika Demokratike e Kongos.

“Nga Takimi i Grave Ministre të Punëve të Jashtme në Kanada, në vazhdën e përkushtimit të përbashkët për paqe dhe fuqizim ekonomik të grave si dhe takimet me homologet nga Eswatini dhe Republika Demokratike e Kongos, duke hapur rrugë të reja bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët”, shkroi Gërvalla në Facebook, duke ndarë një video nga aktivitetet e saj atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat