Ministra e Punëve të Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha se po hap rrugë të reja bashkëpunimi në Kanada.
Atje, Gërvalla mori pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme.
Ajo njoftoi gjithashtu për takimet që pati me homologet e saj nga Eswatini dhe Republika Demokratike e Kongos.
“Nga Takimi i Grave Ministre të Punëve të Jashtme në Kanada, në vazhdën e përkushtimit të përbashkët për paqe dhe fuqizim ekonomik të grave si dhe takimet me homologet nga Eswatini dhe Republika Demokratike e Kongos, duke hapur rrugë të reja bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët”, shkroi Gërvalla në Facebook, duke ndarë një video nga aktivitetet e saj atje.