Thirrjet e ushtarëve amerikanë në West Point “Kosova, Kosova, Kosova”, reagon Vuçiq

Aktuale

Thirrjet e ushtarëve amerikanë në West Point “Kosova, Kosova, Kosova”, reagon Vuçiq

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 19:08
Vjosa Osmani

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka komentuar vizitën e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në akademinë ushtarake amerikane West Point.

Ai ka thënë se kjo për serbët nuk është diçka e këndëshme.

“E keni parë dje Vjosa Osmanin në West Point teksa ushtarët amerikanë i thërrisnin “Kosova, Kosova, Kosova”, gjë që nuk është shumë e këndshme për ne serbët ta shikojmë. Por mirë, ne jemi mësuar me shumë gjëra të tilla. Vetëm jini të qetë, të durueshëm dhe tolerantë”, tha Vuçiq.

Duke folur për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vuçiq thotë se ata “nuk i trajnojnë vetëm SHBA-të, por edhe anglezët dhe turqit”.

“Kanë personel të trajnuar mirë, nuk ka dyshim. I dimë numrat e saktë, nuk do të doja të flas për këtë tani. “Nuk është diçka që mund ta kërcënojë ushtrinë serbe, por nuk ka dyshim se mund të kërcënojë mbijetesën e serbëve në Kosovë”, tha ai.

Presidentja Osmani po qëndron në Nju Jork ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB’së. Përfaqësuesit e Kosovës tradicionalisht këtë ngjarje mundohen ta shfrytëzojnë për kontakte me shtetet të ndryshme përfshirë ato që s’e kanë njohur Kosovën.

Gjatë qëndrimit të Osmanit në West Point, ushtarakët amerikanë kanë intonuar himnin e Kosovës, ndërsa ajo kadetëvë u është drejtuar me një fjalë.

“Një ditë e paharruar në West Point, akademinë ushtarake ku gjenerata të tëra liderësh ushtarakë amerikanë e nga Kosova janë arsimuar për të shërbyer me integritet, vetmohim dhe sakrificë! Faleminderit që nderuat Republikën e Kosovës! ”, ka shkruar Osmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat