I kërcënoi me hakmarrje policët që e “torturuan”, arrestohet Malsor Mehmetaj nga Gllogjani

Aktuale

I kërcënoi me hakmarrje policët që e “torturuan”, arrestohet Malsor Mehmetaj nga Gllogjani

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 20:06
Malsor Mehmetaj

Zyrtarët policorë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë cak i kërcënimeve nga persona e grupe të ndryshme, që në shumicën e rasteve motivet lidhen edhe me punën e tyre zyrtare. Ngjarje të tilla ndodhin gjatë kohës kur policët janë me uniformë, dhe jo vetëm.

Për kanosje ndaj zyrtarëve policorë është arrestuar edhe Malsor Mehmetaj.

Ky i fundit gjatë një interviste për Gazetën ka akuzuar dhe kërcënuar disa policë të Kosovës, siç thotë ai për dhunën që ia kanë shkaktuar gjatë kohës sa ai ka qenë në paraburgim lidhur me rastin e vrasjes në Gllogjan.  

Ai është shprehur se do të marrë hak ndaj të njëjtëve, siç thotë “për të gjitha torturat dhe të sharat që ia kanë bërë”.

Mehmetaj pas këtyre fjalëve publike është arrestur dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar 48 orë në mbajtje.

Ndryshe, në dhjetor të vitit 2021, Mehmetaj bashkë me babain e tij dhe vëllain ishin arrestuar si të dyshuar për vrasjen e trefishtë që kishte ndodh në Gllogjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat