Pacolli tregon ndodhinë e veҫantë në New York: Më ndaluan dy policë dhe…

Aktuale

Pacolli tregon ndodhinë e veҫantë në New York: Më ndaluan dy policë dhe…

Nga: H.O. Më: 22 shtator 2024 Në ora: 20:50
Behgjet Pacolli

Ish presidenti Behgjet Pacolli në një postim të tij në facebook ka treguar një ndodhi të tij interesante sot në rrugët e New Yorkut.

Ai thotë se një veturë e policisë e ndaloi dhe dy policë e thirrën në emër për ta përshëndetur. Ata të dy ishin policë shqiptarë, njëri nga Deqani e tjetri nga Shkodra.

Postimi i plotë:

Ishte një kënaqësi dhe krenari e veçantë të shihja që në rrugët e New Yorkut ndalet një makinë e policisë që patrullonte nëpër Park Avenue dhe nga makina dalin dy policë duke më thirrur në emër e duke më përshëndetur me një ngrohtësi patriotike. Njëri ishte nga Deqani e tjetri nga Shkodra.

Sa moment i bukur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat