Ish presidenti Behgjet Pacolli në një postim të tij në facebook ka treguar një ndodhi të tij interesante sot në rrugët e New Yorkut.
Ai thotë se një veturë e policisë e ndaloi dhe dy policë e thirrën në emër për ta përshëndetur. Ata të dy ishin policë shqiptarë, njëri nga Deqani e tjetri nga Shkodra.
Postimi i plotë:
Ishte një kënaqësi dhe krenari e veçantë të shihja që në rrugët e New Yorkut ndalet një makinë e policisë që patrullonte nëpër Park Avenue dhe nga makina dalin dy policë duke më thirrur në emër e duke më përshëndetur me një ngrohtësi patriotike. Njëri ishte nga Deqani e tjetri nga Shkodra.
Sa moment i bukur!