KFOR-i del me njoftim për stërvitjet e tyre ushtarake

Aktuale

KFOR-i del me njoftim për stërvitjet e tyre ushtarake

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 22:52
KFOR

Trupat e NATO-s në Kosovë kanë vazhduar stërvitjet e tyre të rregullta ushtarake.

Ushtarët e dislokuar në Komandën Rajonale në Lindje janë nderuar me distinktivë gjermanë, pas përfundimit të një trajnimi kualifikues në kampin Bondsteel.

Sipas njoftimit të KFOR-it, trajnimi përfshiu testime në aftësi fizike, gjuajtje dhe njohuri ushtarake, ku ushtarët demonstruan standarde të larta në secilën fushë.

Këto stërvitje konsiderohen të rëndësishme për të mbajtur gatishmërinë operacionale të forcave të NATO-s dhe për t’u përballur me çdo skenar të mundshëm të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat