A mund ta ndryshojë rrjedhen e dialogut Kaja Kallas?

Aktuale

A mund ta ndryshojë rrjedhen e dialogut Kaja Kallas?

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 23:02
Kaja Kallas

Ardhja e Kaja Kallas në krye të politikës së jashtme të BE-së, po vlerësohet se mund të ketë ndikim në rast se merret personalisht me dialogun Kosovë – Serbi. Nëse kjo ndodh, pritjet janë që mund të ketë dinamizim të dialogut, por jo edhe ndonjë ndryshim i madh i qasjes së BE-së karshi procesit.

Dikur eurodeputete estoneze, e së shpejti pritet ta marrë timonin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Kaja Kallas, pjesë e parlamentarizmit në Estoni, u bë nga viti 2011, e dhjetë vite më vonë, në vitin 2021 u zgjodh kryeministre, duke u bërë gruaja e parë që bart këtë pozitë.

Nën udhëheqjen e saj, Estonia ka qëndruar përkrahë Ukrainës, kundër agresionit rus.

Kjo politikbërje e Kallas, vlerësohet se nëse ajo do të merret personalisht me dialogun Kosovë – Serbi, mund ta favorizoj Kosovën.

“Për dallim nga Borell, që vinte nga një shtet që nuk e njeh Kosovën, Kallas vjen nga një shtet që e njeh Kosovën. Dhe gjithashtu vjen nga një shtet që është skeptik ndaj ndikimit të Rusisë dhe makinacioneve të Rusisë përgjithësi në Evropë, në hapësirën e Ballkanit dhe ka mundësi që nuk do të ketë shumë mirëkuptim për sjelljen proruse të Serbisë”, vlerëson profesori Seb Bytyqi.

Përpos kësaj, konsiderohet se dialogu do të bëhej më dinamik.

“Ka mundësi që dialogu shihet me një urgjencë më të madhe, që do të thotë se zvarritjet që kanë ndodhë deri më tash nuk do të shihen me sy të mire”, shprehet Bytyqi.

Megjithatë, sipas analistit Visar Xani nuk priten ndryshime të mëdha në qasjen ndaj Kosovës.

Kallas njihet si përkrahëse që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat