Kurti para studentëve në Itali: Kosova shembull i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Kurti para studentëve në Itali: Kosova shembull i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 23:27
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalimin kryesor në ceremoninë e diplomimit të studentëve të nivelit master në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokratizimit, që u zhvillua në Kampusin Global të të Drejtave të Njeriut në Venecia, Itali.

Kurti përmendi rrugëtimin e Kosovës si shembull të rëndësishëm në këtë kontekst.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri vlerësoi dy ngjarje të rëndësishme që përkuan me vitin akademik të studentëve: 75-vjetori i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe vizita e 20-të e studentëve të programit EMA në Kosovë, për të mësuar mbi progresin e vendit që nga çlirimi në vitin 1999.

“Siç u thashë të diplomuarve, këto përvjetore nuk janë të ndara: Ashtu si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut simbolizoi fitoren e shpirtit njerëzor mbi të këqijat e Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit, Republika e Kosovës përfaqëson kulmin e një udhëtimi të jashtëzakonshëm nga represioni, aparteidi dhe gjenocidi, deri te ajo që jemi sot: një shembull i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë,” shkroi Kurti në platformën X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat