Osmani: Mërgata shqiptare në Amerikë, forcë shtytëse e proceseve historike

Aktuale

Osmani: Mërgata shqiptare në Amerikë, forcë shtytëse e proceseve historike

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 23:50
Pamje nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar sot mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është falënderuese për mikpritjen që e pati atje.

“Bashkë me mërgatën e jashtëzakonshme shqiptare në Amerikë, forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën. Faleminderit, Dom Pjetrit dhe komunitetit tonë për mikpritjen!”, ka shkruar Osmani, teksa ka publikuar edhe disa foto nga takimi me mërgatën në SHBA.

Presidentja dje ka vizituar edhe shoqatën “Vatra” në SHBA, derisa ka zhvilluar edhe një takim sot me nxënës e mësimdhënës të shkollave shqipe në Nju Jork.

Ndryshe, presidentja Osmani ndodhet në Nju Jork në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ku do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe do të merr pjesë në aktivitete tjera zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat