Avokati Besnik Berisha është deklaruar për gjykimin ndaj Izet Sheqirit, Faton Vrajollit dhe të tjerëve për rastin e 400 kilogramëve kokainë, para seancës që pritet të mbahet sot. Ai sërish ka thënë se ata janë të pafajshëm dhe mbajtja e tyre në paraburgim nuk është drejtësi, por krim.
Berisha ka bërë të ditur se Sheqiri dhe familja e tij, po i shqyrtojnë mundësitë që pjesën e mbetur të luftës për drejtësi ta vazhdojnë me mbrojtës tjetër, kjo pasi siç thotë ai, nga frika se padrejtësia mund të jetë e pamëshirshme dhe drejtësia do të vonojë.
Postimi i plotë:
Beteja per drejtesi qe po shoqerohet me shume padrejtesi!
Pas nje pauze te gjate si rezultat i pensionimit te kryetarit te trupit gjykues dhe avancimit te antares se trupit gjykues, neser rifillon beteja per drejtesi ne rastin e njohur si “400 kg kokaine”.
Kjo beteje e gjate dhe torturuese, qe u shoqerua me shume padrejtesi, ne vecanti per afaristin e mirenjohur Izet Sheqiri, i cili padrejtesisht bashke me Faton Vrajollin edhe me tutje po mbahen nen masen e paraburgimit per nje krim qe NUK E KANE KRY, nuk kaloje pa vuajtje e sakrifica edhe per familjet e tyre.
Vuajtjet u thelluan e sakrificat u shtuan cdo dite e me shume jo sepse Izeti, Fatoni e familjet e tyre jane te lige e s’i perballojne dot, por per shkak se ata jane te pafajshem, jane te ndershem e te pergjegjshem dhe perkunder qe i besojne drejtesise, marre parasysh se si eshte kurdisur ky rast, i druhen si asnjehere me pare padrejtesise.
Nga frika se padrejtesia mund te jete e pameshirshme dhe drejtesia do vonoje, Izet Sheqiri dhe familja e tij, me plote te drejte, po i shqyrtojne mundesite qe pjesen e mbetur te luftes per drejtesi ta vijojne me mbrojtes tjeter, me shprese qe do jete me e mira per Izetin dhe vuajtjet e tyre do te marrin fund.
Si njeri, si profesionist i avokatise, si deshmitar i padrejtesise e vuajtjes se Izetit, Fatonit dhe te tjereve, e familjeve te tyre, kete iniciative jo vetem qe e mirepres dhe e mbeshtes, por ne fakt do e suportoj me cdo gje e kurdo qe ka nevoje.
Sic e kam thene nga fillimi, po e them edhe sot, Izet Sheqiri eshte njeri i mrekullueshem, eshte familjar e prind i shkelqyer, eshte besimtar i palekundur ne Zot, eshte afarist shembullor qe haramin nuk e pranon e te keqen askujt s’ia ben!
Per keto vlera ai nuk meriton padrejtesi, per keto vlera atij duhet t’i sigurohet drejtesi!
Mbi te gjitha, Izet Sheqiri, Faton Vrajolli dhe te tjeret ne kete proces jane absolutisht te PAFAJSHEM.
Madje, mbajtja e Izet Sheqirit dhe Faton Vrajollit edhe me tutje ne paraburgim, per bindjen time te palekundur, uk eshte drejtesi, por eshte krim!
Sidoqofte fati i ketij procesi dhe sado e rende te jete beteja per drejtesi, jam i bindur se ne fund, drejtesia do fitoje sepse e verteta dhe ndershmeria e Izet Sheqirit do te jete e pamposhtur!