Bajqinovci: Me 9 shkurt 2025, mërgata do të thej të gjitha rekordet dhe do të jetë kontribuese e madhe në fitoren tonë të radhës

Aktuale

Bajqinovci: Me 9 shkurt 2025, mërgata do të thej të gjitha rekordet dhe do të jetë kontribuese e madhe në fitoren tonë të radhës

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 08:52
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka përvishur mëngët tash e një kohë në fushatë e ku kësaj here njoftoi se dje ishte në Bazel të Gjermanisë me aktivistë të partisë së vet.

Bajqinovci me një status në Facebook ka shprehur fjalë të mëdha me të cilat beson se do t’i përkthehen edhe në vota.

Postimi i plotë:

Sonte kisha kënaqësi të takoj dhe të diskutoj me mërgatën tonë të dashur në Lorah të Gjermanisë, së bashku me aktivistët e pikës së LVV-së në Bazel. Diskutuam për punën e madhe që po bën qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e Kryeministrit Albin Kurti dhe për arritjet që kemi shënuar.

Me 9 shkurt 2025, mërgata do të thej të gjitha rekordet dhe do të jetë kontribuese e madhe në fitoren tonë të radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat