Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka treguar “marrëveshjen” e fshehtë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Sipas tij, marrëveshja ka të bëjë me veriun për efekt elektoral. Kastrati ka thënë se Kurti e Vuçiq kanë rënë “dakord” për rritjen e votave përmes veriut.
Postimi i plotë i tij:
Marrëveshja Vuçiç – Kurti për Veriun
E zbërthyer shkurt e me gjuhë të thjeshtë:
Vuçiçi – Kurtit:
“Ti mëshoju kërbaç e me polici, ndërsa unë ju them mos të reagojnë.
Ti kështu fiton vota në Kosovë, ndërsa ne përfitojmë simpatinë e perëndimit përmes “viktimizimit të përhershëm” me rezultat final autonomi plus në Veri.
Kohë pas kohe unë përkujdesem me ti rrit votat duke thënë që Thaçi ka qenë shumë i lehtë e ti na mbyte krejt se je luan”.
Kurti-Vuçiçit:
” Flmnd shef në mirëkuptim. Vetëm me Veriun mbahem në skenë, sepse qeverisje nuk kam për katër vite me këta ministra të lodhtë”.
Rezultati:
1. Sanksione nga BE;
2. Izolim nga SHBA;
3. Shkelje sovranitetit nga BE duke i njohur qytetet e Kosovës si të Serbisë ( te viza liberalizimi për serbët);
4. Zero investime të huaja dhe ekonomi e rrënuar;
5. Afrim i Serbisë me SHBA e BE dhe largim i Kosovës nga aleatët;
Urime!
Ndërsa, zbërthimin me më shumë detale e gjeni në videon më poshtë: