Haradinaj akuzon Qeverinë: Trajtim katastrofal po i bëni ushtrisë, ne do t’ua rrisim pagat në 1 mijë euro

Aktuale

Haradinaj akuzon Qeverinë: Trajtim katastrofal po i bëni ushtrisë, ne do t’ua rrisim pagat në 1 mijë euro

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 11:51
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se rreth 11 për qind e ushtarëve e kanë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë viteve 2023 dhe 2024, për shkak të kushteve të vështira financiare dhe pagave të pamjaftueshme.

Në një postim në Facebook, Haradinaj përmendi se në vitin 2023, 257 ushtarë kanë lëshuar radhët e FSK-së, ndërsa në vitin 2024 ky numër ka kaluar 200.

Sipas tij, këto shifra janë alarmante dhe dëshmojnë për një trajtim katastrofal të ushtrisë nga ana e Qeverisë Kurti.

“Mbi 11 për qind e ushtarëve lëshuan FSK-në vetëm në 2023 dhe 2024. Kjo është alarmante. I ftoj të qëndrojnë, sepse ne do ta ndryshojmë gjendjen. Në vitin 2023, numri i pjesëtarëve që e kanë lëshuar FSK-në është 257! Në vitin 2024, ka kaluar numri prej 200. I fundit nga ta më 19 shtator 2024.

Shumica nga ta përmendin kushtet e vështira financiare dhe pagat e pamjaftueshme në arsyetimin pse lëshojnë Ushtrinë. Edhe pas 4 viteve të kësaj qeverie, numri i pjesëtarëve të uniformuar është nën 4.000, ndërsa forca rezervë e FSK-së është harruar pothuajse plotësisht. Jam i shqetësuar seriozisht me këtë trajtim katastrofal që Qeveria po i bën

Ushtrisë sonë, të cilën me shumë mund kemi arritur ta mandatojmë më 2018.
Ftoj rininë t’i bashkohen FSK-së dhe ftoj pjesëtarët të qëndrojnë aty.

Ne do ta përmirësojmë me urgjencë gjendjen e tyre financiare dhe kushtet elementare të punës. Qysh në muajt e parë të Qeverisë së re, paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat