Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria po tenton ta kap administratën shtetërore përmes ligjit.
Ai ka thënë se gati të gjitha institucionet udhëhiqen nga ushtruesit e detyrës së sekretarëve.
“Po ashtu është bërë një diskriminim ndaj të gjithë pjesëtarëve të IT-së në komuna, janë larguar 45 zyrtarë të IT-së vetëm për t’i ulur në pagë. Ku është logjika që një IT në Ministri ta ketë koeficionetin me të lartë. Një temë tjetër e diskutimit që do të jetë në seancën e radhës është rreth migrimit. Këto katër vite kanë qenë vite që e kanë mbytur shpresën që në Kosovë mund të jetohet dhe do të ketë mirëqenie. Njerëzit kanë pasur shpresë”, theksoi Tahiri.
Sipas tij, Qeveria po manipulon me secilën shifër që e jep, sepse ka manipuluar edhe me statistikat e papunësisë, ku ka dhënë shifra që e qesin Kosovën me papunësi më pak se sa Zvicra e shtete tjera të zhvilluara.