Haxhiu takohet me Orav, flasin për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Aktuale

Haxhiu takohet me Orav, flasin për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 15:23
Foto nga vendngjarja

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së në Republikën e Kosovës, Aivo Orav, të cilit i uroi mirëseardhje dhe sukses në detyrën e re.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se gjatë këtij takimi, Haxhiu e njoftoi  Orav për punën dhe arritjet e deritanishme në Ministrinë e Drejtësisë brenda mandatit, duke theksuar këtu reformën në drejtësi, luftimin e korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës, parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje dhe fuqizimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare si dhe ato të Profesioneve të Lira mes tjerash.

Në takim gjithashtu është diskutuar për rëndësinë e reformës në drejtësi dhe për  çështje të tjera në kuptim të bashkëpunimit në forcimin e rendit dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Në fund, Haxhiu falënderoi ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë për gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim dhe mbështetje për Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat