Sveçla në Banjskë: Sipas ligjit terroristët mund të gjykohen edhe në mungesë

Aktuale

Sveçla në Banjskë: Sipas ligjit terroristët mund të gjykohen edhe në mungesë

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 15:29
Xhelal Sveçla

Tashmë po bëhen një vit nga sulmi terrorist në Banjskë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke folur për media nga Banjska e Zveçanit në prag të një vetorit të sulmit terrorist dhe paraushtarak ka folur për media duke besuar se sipas ligjit personat e përfshirë në Banjskë mund të gjykohen edhe në mungesë.

“Gjithmonë në bazë të ligjit ekzistojnë mundësitë që dikush të gjykohet në mungesë dhe varësisht prej vendimit të Gjykatës rasti do të procedohet tutje”, ka thënë Sveçla.

“Situata është e qetë stabile, do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë, që Kosova të ec përpara pavarësisht sfidave që ka”, tha Xhelal Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat