Maqedonci pret delegacionin e Gardës së IOWA-s, kërkon të thellohet bashkëpunimi me FSK-në

Aktuale

Maqedonci pret delegacionin e Gardës së IOWA-s, kërkon të thellohet bashkëpunimi me FSK-në

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 16:00
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot bashkë me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin pritën në takim delegacionin e Gardës Kombëtare të IOËA-s të ShBA-së të kryesuar nga zëvendëskomandanti i Gardës së IOWA-s, Gjeneralbrigade McClintock dhe Shefja e Shtabit e Gardës Kombëtare Ajrore të IOËA-s, Gjeneralbrigade Samenus.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në fjalën e tij hyrëse falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti Gardën Kombëtare të IOWA-s për bashkëpunimin shembullor me FSK-në, dhe kërkoi që ky bashkëpunim të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej.

“Delegacioni i lartë ushtarak i Gardës së IOWA-s do të qëndroj për disa ditë në Shtabin e Përgjithshëm dhe komandat e njësitë e FSK-së, ku do të diskutohen prioritete te bashkëpunimit të dy palëve për periudhën trevjeçare duke i ndërlidhur me objektivat strategjike të vendosura në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së gjatë konsultimeve bilaterale të realizuara gjatë muajit shkurt të këtij viti”.

“Thellimi i bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të IOWA-s mbetet ndër prioritetet kyçe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar”, ka shkruar Maqedonci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat