Kamberi pas protestës në Preshevë: Shumica e partive politike shqiptare ishin prezente

Aktuale

Kamberi pas protestës në Preshevë: Shumica e partive politike shqiptare ishin prezente

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 16:03
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për protestën e sotme që është zhvilluar në Preshevë.

Ai para mediave ka theksuar se shumica e partive politike shqiptare ishin prezente në protestë dhe se ishin dakorduar që të kenë më shumë aktivitete në të mirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Protestat janë një mekanizëm që kemi filluar t’i praktikojmë me qëllim që të sensibilizojmë çështjen tonë dhe t’i detyrojmë akterët kryesor të fillojnë të veprojnë”.

“Prandaj, Këshilli Organizativ do të vlerësojë kohën për të vazhduar me protesta të tjera, dhe mekanizma të tjerë juridik të cilët i kem në disponim”.

“Pra, partitë politike shumica prej tyre sot janë prezente këtu, janë dakorduar që të vazhdojmë me një aktivitet politik më efektiv dhe më dinamik”, ka thënë Kamberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat