Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Në takim sipas komunikatës është diskutuar rreth marrëdhënieve bilaterale, çështje me interes për të dy palët dhe për mënyrat e fushat në të cilat mund të thellohen edhe më tej bashkëpunimi e raportet, veçanërisht në fushën e tregtisë dhe mbrojtjes.
Në takim thuhet se është diskutuar edhe për realizimin e vizitë së disa biznesmenëve finlandez në Kosovë.
“Si vazhdimësi e takimit të 5 shtatorit, kryeministri dhe ambasadori Nissinen folën për përgatitjen e nevojshme për realizimin e vizitës së një delegacioni të përfaqësuesve të bizneseve finlandeze për të hulumtuar mundësitë dhe avantazhet që vendi ynë ofron për investitorë të huaj”, thuhet në komunikatë.