Kurti dhe ambasadori i Finlandës diskutojnë për thellim të bashkëpunimit

Aktuale

Kurti dhe ambasadori i Finlandës diskutojnë për thellim të bashkëpunimit

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 16:58
Matti Nissinen, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Në takim sipas komunikatës është diskutuar rreth marrëdhënieve bilaterale, çështje me interes për të dy palët dhe për mënyrat e fushat në të cilat mund të thellohen edhe më tej bashkëpunimi e raportet, veçanërisht në fushën e tregtisë dhe mbrojtjes.

Në takim thuhet se është diskutuar edhe për realizimin e vizitë së disa biznesmenëve finlandez në Kosovë.

“Si vazhdimësi e takimit të 5 shtatorit, kryeministri dhe ambasadori Nissinen folën për përgatitjen e nevojshme për realizimin e vizitës së një delegacioni të përfaqësuesve të bizneseve finlandeze për të hulumtuar mundësitë dhe avantazhet që vendi ynë ofron për investitorë të huaj”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat