Protesta në Preshevë, Sinani: Betejat tona si shqiptarë do t’i vazhdojmë edhe më tej

Aktuale

Protesta në Preshevë, Sinani: Betejat tona si shqiptarë do t’i vazhdojmë edhe më tej

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 17:42
Ardita Sinani

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se qyteti që drejton nuk mund të mos ishte vendi i cili do t’i bënte bashkë shqiptarët e Luginës, duke folur për protestën e sotme që u mbajt.

“Sot, dëshmuam edhe një herë që shqiptarët e Luginës as nuk nënshtrohen e as nuk heshtin, edhe përkundër mos implementimit të marrëveshjeve të nënshkruara nga vetë Beogradi”.

“Betejat tona si shqiptarë do t’i vazhdojmë edhe më tej,

sado e vështirë të jetë rruga deri në realizimin e plotë të të drejtave tona”, ka thënë Sinani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat