Nëna e Faton Hajrizit ka rrëfyer për kontaktin e fundit me djalin e saj dhe për momentin kur e pa trupin e pajetë të tij në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Kosovë.
Shehrije Hajrizi thotë se kufoma “nuk ka qenë e dëmtuar”.
“Për qato 3 javë që u mbajtë kufoma në kushte jonormale nuk u kanë e dëmtume. Nuk u kanë e coptume qysh kanë thënë në disa media”, tha ajo.
Thashethemet që qarkulluan se Faton Hajrizi është gjallë, ajo tha se “edhe sot na rëndojnë”.
“Unë e kam pa trupin e tij”, thotë Shehrije Hajrizi.
“Kam qëndru shumë e fortë, 23 vjet jam shku në burg e kam pa, asnjë pikë lot s’e kam qitë as unë as ai edhe kur kemi folë në telefon më ka thënë ‘nanë, nuk du mërzi, nuk du lot’”.
Në IML, ajo tha se me trupin e pajetë të të birit qëndroi një orë.
“Për një orë gati kam bisedu… Shumë sene që kemi pasë me i realizu bashkë po na mbeten ëndërr. Ai ëndërrojke me dalë, me u martu, me pasë një fëmijë. Masi dul në vikend e pa çka është jeta, çka ka humbë. E kam përkthel, e kam puthë në ballë. ia kam puthë duart”, tha Shehrije Hajrizi.
Ajo tha se qëndroi e fortë “për hatër të fëmijëve tjerë”.