Nëna e Faton Hajrizit: Arianit Koci për neve është hero i gjallë, shteti nuk na ndihmoi asgjë

Aktuale

Nëna e Faton Hajrizit: Arianit Koci për neve është hero i gjallë, shteti nuk na ndihmoi asgjë

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 18:09
Shehrije Hajrizi

“Për neve Arianit Koci është hero”, tha Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, që u vra nga autoritetet serbe pasi e vrau një polic serb në Serbi.

Ajo në Frontal në T7 e falënderoi avokatin që shkoi në Serbi dhe arriti ta sjellë në Kosovë kufomën e djalit të saj.

“Për neve Arianit Koci është hero, është hero i gjallë, për familjen tonë. Edhe ata që e kanë sjellë kufomën janë heronj se neve shteti nuk na ka ndihmu asgjë”, tha ajo.

“As edhe një ndihmë të vetme nuk e kemi marrë prej shtetit”, tha Shehrije Hajrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat