“Për neve Arianit Koci është hero”, tha Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, që u vra nga autoritetet serbe pasi e vrau një polic serb në Serbi.
Ajo në Frontal në T7 e falënderoi avokatin që shkoi në Serbi dhe arriti ta sjellë në Kosovë kufomën e djalit të saj.
“Për neve Arianit Koci është hero, është hero i gjallë, për familjen tonë. Edhe ata që e kanë sjellë kufomën janë heronj se neve shteti nuk na ka ndihmu asgjë”, tha ajo.
“As edhe një ndihmë të vetme nuk e kemi marrë prej shtetit”, tha Shehrije Hajrizi.