Rrustemi: Opozita ka një farë gëzimi në deklarimet e tyre në masat e BE-së ndaj Kosovës

Aktuale

Rrustemi: Opozita ka një farë gëzimi në deklarimet e tyre në masat e BE-së ndaj Kosovës

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 18:20
Adnan Rrustemi

Adnan Rrustemi- deputet i Vetëvendosjes [VV] ka deklaruar se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta, e që në fakt ato nuk do duhej të “u vendoseshin” fare.

Rrustemi shtoi se Qeveria e Kosovës vazhdimisht kërkon që masat ndëshkuese të hiqen sepse ato nuk kanë asnjë “arsyeje apo bazë” e që janë dëshmuar se janë të padrejta.

Rrustemi ka kritikuar opozitën në vend për çasjen e tyre ndaj këtyre masave duke thënë se “deklarimet e përfaqësuesve opozitar shprehin si një lloj gëzimi të pavetëdijshëm”.

“Masat janë  të padrejta. Ato nuk do duhej të vendoseshin. Ne vazhdojmë të kërkojmë që ato të hiqen, nuk ka asnjë arsyeje, as bazë dhe janë dëshmuar se janë të padrejta. Opozita, në vend se ta theksoj thelbin e padrejtë të sanksioneve por ka një lloj gëzimi të pa vetëdijshëm në deklaratat e përfaqësuesve të opozitës kur thuhet se Kosova ndodhet nën masa ose nën sanksione. Opozita kujdeset të i japin edhe një konatacion  gjuhësor kur vet BE-ja thotë masa, ndërsa opozita sanksione. Serbia ka synuar destabilizimin e Kosovës dhe veçanti në veri.

Rrustemi deklaroi se detyra kryesore e opozitës karshi ndërkombëtarëve është “mbështetja ndaj kërkesave të qeverisë” për largimin e masave të vendosura nga BE-ja.

Opozita sipas Rrustemit, aktualisht është në një pozicion “nënshtrues dhe kritikues” ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Opozita mund të jap një kontribut në rolin e saj. Pse opozita nuk e ka ndonjë përgjegjësi institucionale të drejtëpërdrejtë ndaj vendimeve që janë marrë dhe po merren, qoftë edhe në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare. Dhe ka një pozicion të tillë kaq nënshtrues dhe kritikues për qeverinë e  Kosovës,  kur bëhet fjalë për veprimet dhe vendimet që nuk do duhet të bëheshin pjesë e betejës politike të brendshme. Po flasim për sovranitetin e shtetit, po flasim për shtrirjen e kushtetutes në tërë territorin e vendit, luftimin e strukturave paralele në veri të vendit, po flasim për vendosjen e rendit dhe ligjit në very të vendit. Mund të forcojnë edhe më tej pozicionin e Kosovës, duke deklaruar për masat ndaj Kosovës janë të padrejta, veprimet e qeverisë janë të ligjshme dhe të kërkojnë të hiqen këto masa”, deklaroi Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat