Osmani takohet me Sulltanin e Bruneit: Ka shumë potencial për rritjen e bashkëpunimit mes dyja vendeve

Aktuale

Osmani takohet me Sulltanin e Bruneit: Ka shumë potencial për rritjen e bashkëpunimit mes dyja vendeve

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 18:34
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në New York.

Atje ku po i zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Ajo u takua me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah.

Siç bëri të ditur Osmani, ka shumë potencial për bashkëpunim mes dyja vendeve.

“Ka shumë potencial për rritjen e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Bruneit në fushat me interes të ndërsjellë, ndaj edhe shpreha përkushtimin tonë të plotë për intensifikimin tutje të marrëdhënieve dypalëshe”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat