​Serbia glorifikon sulmin terrorist në Banjskë si akt heroik, Stojkoviq: Nxitje për konflikte të ardhshme

Aktuale

​Serbia glorifikon sulmin terrorist në Banjskë si akt heroik, Stojkoviq: Nxitje për konflikte të ardhshme

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 18:40
​Serbia glorifikon sulmin terrorist në Banjskë si akt heroik

“Të kujtojmë! Lavdi heronjve” është sllogani i vendosur në një pankartë në Serbi, me rastin e 1-vjetorit të agresionit serb në Banjskë të Zveçanit.

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq ka thënë se në këtë mënyrë Serbia po e feston sulmin terrorist so një akt heroik.

Derisa ka akuzur autoritetet për nxitje të urrejtjes dhe festimin e veprave terroriste, ai ka bërë një krahasim mes shënimit të këtij agresioni dhe mënyrës sesi udhëheqësit palestinezë festojnë aktet e Hamasit.

Në postimin e tij shihet edhe pankarta që përkujton sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar me sloganin: "Të kujtojmë! Lavdi heronjve."

“Në përvjetorin e sulmit terrorist në Kosovë/Banjska të organizuar nga Aleksandar Vuçiq, në Serbi ai sulm festohet si akt heroik, organizuar nga partia në pushtet: ‘Të kujtojmë! Lavdi heronjve nga Banjska’. Qëllimi është i njëjtë me atë kur udhëheqja palestineze feston terrorizmin e Hamasit: të ruajë urrejtjen për konfliktet e ardhshme”, ka shkruar Stojkoviq në X.

Kujtojmë se Milan Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për agresionin ndaj Kosovës, ku më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. Ai kërkohet nga Interpol, por vazhdon të endet i lirë në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat