Sveçla nga Banjska: Sipas ligjit terroristët mund të gjykohen edhe në mungesë

Aktuale

Sveçla nga Banjska: Sipas ligjit terroristët mund të gjykohen edhe në mungesë

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 19:12
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, sot ka zhvilluar një vizitë në Banjskë, një ditë para njëvjetorit të sulmit terrorist, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Sveçla ka deklaruar para mediave se beson se sipas ligjit personat e përfshirë në Banjskë mund të gjykohe edhe në mungesë.

“Gjithmonë në bazë të ligjit ekzistojnë mundësitë që dikush të gjykohet në mungesë dhe varësisht prej vendimit të Gjykatës rasti do të procedohet tutje”, tha ai.

“Situata është e qetë stabile, do të vazhdojm ëtë punojmë edhe më shumë, që Kosvoa të ec përpara pavarësisht sfidave që ka”, theksoi i pari i MPB-së.

Para disa javësh Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj grupit terrorist serb të udhëhequr nga Milan Radoiçiq.

Numri i përgjithshëm i atyre që u vunë në akuzë është 45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat