Gërvalla takon homologen e Afrikës Qendrore, konfirmohet përkushtimi për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale

Aktuale

Gërvalla takon homologen e Afrikës Qendrore, konfirmohet përkushtimi për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 19:38
Gërvalla takon homologen e Afrikës Qendrore, konfirmohet përkushtimi për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale

Forcimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe forcimi i bashkëpunimit dypalësh ishin në fokus të takimit të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, me ministren e Punëve të Jashtme, Frankofonisë dhe Qytetarëve të Afrikës Qendrore Jashtë Vendit, Sylvie Baïpo-Temon, në margjinat e Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA 79).

Në njoftimin e MPJD-se thuhet se në këtë frymë mirëkuptimi, u përsërit përkushtimi për të thelluar bashkëpunimin në organizata ndërkombëtare.

Një vend të veçantë gjatë bisedës zuri edhe shkëmbimi i përvojave dhe politikave të ndryshme që fuqizojnë lidhjet me mërgatën dhe diasporën.

 Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Republikës e Afrikës Qendrore, duke rikonfirmuar përkushtimin për një partneritet të qëndrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat