Specialja cakton panelin e Kushtetueses mbi dënimin e Salih Mustafës

Aktuale

Specialja cakton panelin e Kushtetueses mbi dënimin e Salih Mustafës

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 20:25
Salih Mustafa

Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë njofton se caktuar Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimet e mundshme lidhur me dënimin e Mustafës.

“Ju njoftojmë për çështjen më të fundit në Gjykatën Kushtetuese e cila ka të bëjë me çështjen Salih Mustafa. Më 23 shtator 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi kërkesën e përbashkët të avokatit të viktimave dhe të ZPS-së lidhur me zgjatjen e afatit për dorëzimin e referimeve të tyre, sipas nenit 49 të Ligjit.

Kjo kërkesë vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme më 29 korrik dhe dënimit të ri për Mustafën nga Paneli i Gjykatës së Apelit më 10 shtator.

Lidhur me këtë kërkesë dhe çdo çështje përkatëse do të vendosin gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti”, thuhet në njoftimin e Specialës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat