Në njëvjetorin e rënies heroike të rreshterit Afrim Bunjaku, këto janë aktivitetet

Aktuale

Në njëvjetorin e rënies heroike të rreshterit Afrim Bunjaku, këto janë aktivitetet

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 20:46
Afrim Bunjaku

Nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, neser (e martë) organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku. Vizita e Kurtit tek familja e Heroit Afrim Bunjaku në Samadrexhë të Vushtrrisë nis në orën 09:00. Ndërsa, vendosja e kurorave me lule dhe përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit Afrim Bunjaku në orën 09:30.

Për shënimin e njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku mbahet Akademi Përkujtimore në Sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë në Prishtinë, në orën 15:00.

Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Nga ky sulm terrorist, një pjesëtar i Policisë së Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku ishte vrarë në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës.

Bashkësia ndërkombëtare pati dënuar sulmin në Banjskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat