Të martën (nesër) bëhen një vit nga sulmi terrorist i udhëhequr nga kryekrimineli Milan Radojçiq në Banjskë të Zveçanit.
Në këtë sulm u vra polici i Kosovës, Afrim Bunajku, ndërsa nga ana e grupit terrorist mbetën të vrarë tre persona të cilët ishin të armatosur rëndë.
Politologu, Nexhmedin Spahiu e ka quajur fitore të Kosovës rastin e Banjkës.
Ai ka thënë se efekti i këtij sulmi ka qenë shumë pozitiv për Kosovën.
“Fitorja e parë si shtet”, ka thënë Spahiu.