“Kur s’i bie gomarit, i bie samarit”, Alisa Braho thotë se po demonizohet Dejona Mihali, i reagon Mirena

Aktuale

“Kur s’i bie gomarit, i bie samarit”, Alisa Braho thotë se po demonizohet Dejona Mihali, i reagon Mirena

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 21:33
Alisa Braho

Alisa Braho, gazetare, ka komentuar intervistimin e Dejona Mihalit të Lëvizjes Vetëvendosje nga Prokuroria Speciale.

Ajo në “Pressing” , ka thënë se qëllimi është të deminizohet Dejona Mihali.

Në këtë kontekst, Braho përdori shprehjen popullore shqiptare “kur s’i bie gomarit, i bie samarit”.

Ajo ka shtuar e të gjithë ata që e njohin kryeministrin Albin Kurti, e dinë që Kurti nuk pret urdhra nga askush e aq më pak nga Mihali.

“Ajo cila i është bërë Dejonës është një demonizim, një ekzagjerim, një hiperbol, është e qëllimshme. Sepse zakonisht kur nuk i bie dot gomarit, i bie samarit”.

“Mua më shqetëson sepse kaq është e paaftë opozita sa duhet të merren me Dejona Mihalit, që ta bëjnë kaq të madhe. Vërtetë e besojnë që ka njeri që mund t’i jap urdhra Albin Kurtit. E dini shumë mirë që Albin Kurti nuk t’i vet letrat, e aq më pak Dejona Mihalit”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat