Ramabaja: Në Prokurorinë Speciale ka prokurorë që nuk e kanë në konsideratë se kemi demokraci liberale

Aktuale

Ramabaja: Në Prokurorinë Speciale ka prokurorë që nuk e kanë në konsideratë se kemi demokraci liberale

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 21:48
Analisti Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se pjesa më e madhe e prokurorëve në Prokurorinë Speciale nuk e kanë në konsideratë se jemi në “demokraci liberale”.

Ramabaja, në “Debat Plus”, deklaroi se ka pasur që një vit informacione të brendshme se marrja në pyetje fillon këtë vjeshtë.

“ Armiq të brendshëm nuk ka. Ka kundërshtarë politikë, ka media, ka opozitë, shoqëri civile dhe në demokraci liberale, përgjegjësisht janë pjesa më e domosdoshme e një shteti si është Kosova. E që kryen punën e vet. Sa i përket Prokurorisë Speciale, kam përvojë të hidhur personalisht me këtë institucion. Kam përshtypje se janë të grumbulluar pjesa më e madhe e prokurorëve që ende nuk e kanë në konsideratë se jemi në demokraci liberale”, deklaroi Ramabaja.

Ai shtoi se në “Prokurorinë Speciale ka agjendë politike të koordinuar mirë me opozitën”.

“Unë kam përshtypje se ata kanë bërë shkelje të rënda procuderale, kur kanë marrë dëshmi në rrugë, në kuvend edhe në institucione krejt jashtë. P.sh. marrja në pyetje e kundërshtarëve politikë, ka një vit që kam pasur informacione se do të fillojë këtë vjeshtë. Kjo flet se Prokuroria Speciale, ka agjentë politikë të koordinuar mirë me opozitën”, vijoi Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat