Mushkolaj: Interesante si Dejona Mihali që nuk ka funksion në Institucione, është kaq e rëndësishme

Aktuale

Mushkolaj: Interesante si Dejona Mihali që nuk ka funksion në Institucione, është kaq e rëndësishme

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 21:49
Analisti Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka raste kur e ka sulmuar direkt nga holli i Kuvendit Prokurorinë Speciale, lidhur me rastet e ndryshme, e veçmas atë të Nagip Krasniqit, si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës në KEK.

Mushkolaj në “Debat Plus” deklaroi se është “interesante” se si Dejona Mihali, e cila nuk ka funksione qoftë Qeveri apo ndërmarrje publike, është kaq e “rëndësishme” saqë të jetë si dëshmitare ndaj hetimeve që po zhvillohen ndaj Nagip Krasniqit.

“Zonjës Mihale, është shumë interesant se si kjo zonjë e cila nuk ka kurrfarë funksioni në Institucionet e Kosovës, po na del kaq e rëndësishme. Nuk ka funksion as në qeveri, as në kompani publike, zyrtarisht ka funksion vetëm në LVV-në. Qysh del se kjo zonjë, si një person dëshmitare  në hetimin ndaj rastit të Nagip Krasniqit. Kush është kjo zonjë, e që të ndikojë në tenderët e kompanive të mëdha publike siç është KEKu” deklaroi ai.

“Pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje edhe me premtimin se kur vijmë në pushtet, kemi me çkap sistemin e drejtësisë. Albin Kurti e ka sulmuar prokurorinë direkt nga kuvendi për rastin e KEKut, Nagip Krasniqit. Kjo është gjë jo e duhur për shkak se nuk ka asnjë përfundim në rastin e KEK-ut. Nuk duhet të dalë kryeministri të sulmojë Prokurorinë kur nuk dihet epilogu i çështjes. Nuk duhet kjo çasje. Ky sistem i drejtësisë është tregu i mirë kur ka qenë në favor të Vetëvendosjes. Rasti i Gjykatës Kushtetueses për rrëzimin e ish-kryeministrit Hoti, ka qenë okej. Kjo prokurori speciale dhe plot këto raste, kur Ministria e Punëve të Brendshme po i bën publike si luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokuroria Speciale po i inicon rastin”, deklaroi Mushkolaj.

Ai shtoi se pavarësisht se kush e qeverisë dhe është në pushtet, nuk duhet të ketë “çasje dyfytyrëshe e hipokrite” ndaj sistemit të drejtësisë në vend.

“Pushteti cilido qoftë ai, nuk mund të ketë çasje dyfytyrëshe hipokrite karshi sistemit të drejtësisë. Ose është i mirë ose është i keq, nëse është i keq provo me reformë, këta kanë provuar me reformu, por i kanë bërë ligjet e këqija. Ligje që janë rikthyer nga Kushtetuesja, provojnë sërish. I miratojnë në mbledhje të qeverisë dhe kthehen në parlament”, deklaroi Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat